E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama inspekton investimet në Vlorë

Kryeministri Edi Rama, i cili njëherësh është deputeti i pare ne listën e Vlorës gjate vizitës ne këtë qytet, ka inspektuar punimet per Lungomaren. Deri me tani projekti për shëtitoren ka përmbyllur 42% të punimeve dhe brenda dy javëve pritet të nisë faza e dytë e tij, mbjellja e pemëve përgjatë saj. Me pas, lideri i mazhorances Rama ka vizituar shkollën artistike “Rilindja” per rikonstruksionin e se cilës janë investuar 60 milionë leke. 21 klasa mësimore, biblioteka, palestër dhe terrene të jashtme sportive do të ofrojnë kushte krejtësisht ndryshe të mësimdhënës për 825 nxënësit e kësaj shkolle. Qe prej ardhjes ne pushtet te se majtes, Vlora ka përfituar 12 herë më shumë investime për rehabilitimin e infrastrukturës shkollore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë