Subscribe

Edi Rama është ndalur këtë herë në Bashkinë e Vaut të Dejës, ku fillimisht në qendrat shëndetësore, ku vijon vaksinimi për të moshuarit e kësaj zone.

Më pas, i shoqëruar dhe nga drejtuesi politik i Qarkut Shkodër Ilir Beqaj, ai ka inspektuar punimet në ujësjellësin e ri të kësaj bashkie, ku 22.6 kilometra rrjet shpërndarës do të çoj 24 orë ujë në shtëpitë e zonës brenda kësaj vere.

“Objektivi është i qartë ne jemi në gjendje të themi sot me plot gojën që në gjitha qendrat urbane të Shqipërisë, ne do kemi 24 orë ujë brenda 2022 dhe Tirana brenda 2022 -2023 se është më komplekse. Kështu që uji është hera e fundit që është term i fushatave elektorale sepse përfundimisht do zgjidhet 24 orë ujë për të gjitha qendrat urbane. Këtu një herë në zonat që s’ka pasur 24 orë ujë as në kohën e komunizmit do zgjidhet një herë e mirë, është e sigurtë.”

Rama ka përsëritur  se brenda 2022 përfundojnë të gjitha projektet e investimeve për 24 orë ujë në të gjitha qendrat urbane të Shqipërisë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *