Subscribe

Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës. Ndalesa e parë ishte në Porto Romano, aty ku po shkon drejt fundit ndërtimi i “Eko-Parkut” që pritet t’i japë zgjidhje problemit të grumbullimit dhe asgjësimit të mbeturinave.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Pa diskutim do të jetë lagjja më e bukur e Durrësit, pasi këtu do të ndërtohet gjithçka nga e para dhe nuk do të ketë nga ato ndërtimet e së kaluarës, një pa leje këtu e një pa leje atje. Infrastruktura do të jetë e gjitha me standarde si në lagjet europiane. Nga pikëpamja e kubaturave dhe arkitekturës flet vetë projekti. Do të jenë të jenë të gjithë hapësirat e nevojshme për parkingje. Shkolla kopshti, çerdhja, qendra shëndetësore, plus lidhja që do të bëhet me magjistralen, do të jetë një nga ato lagjet rezidenciale që janë jo në zemër të qytetit, po që janë në kufij të tij dhe janë të preferueshme nga pikëpamja mjedisore. Me EkoParkun, me Parkun Fotovoltaik që do të prodhojë energji të pastër diellore, me Zonën Ekonomike që është poshtë, me kampusin universitar dhe me stadiumin e ri, është e gjitha një botë e re që po lind këtu dhe po zhvillohet. Brenda paraverës së ardhshme do të jetë një realitet.”

Spitalla është kthyer në një kantier ndërtimi.Kreu i qeverisë  inspektoi punimet për ndërtimin e një lagjeje të re, që përveç njësive të banimit do të ofrojë edhe shërbime arsimore dhe publike.

Një vizitë e pati në kopshtin e rindërtuar “1 Qershori” dhe në disa apartamente të riparuara pas dëmeve që la pas tërmeti i dy viteve më parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *