Subscribe

Ne godinen e re te shkollës së mesme “Miti Zaka” në Divjakë zhvillojnë mësim 500 nxënës. Punimet per rikonstruksionin e saj qe kapin vlerën e 86 milionë lekëve janë inspektuar këtë të mërkurë nga kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Ata bashkëbiseduan me maturantet mbi sistemin e ri të aplikimit për studimet e larta.

“Sistemi duhet t’i shërbejë më të mirëve dhe më vjen shumë mirë që pas 25 vjetësh, ne e kthyem sistemin në një sistem që i shërben më të mirëve dhe që sot të gjithëve u garanton një gjë, e kanë në dorë vetëm vetë. Nuk e ka në dorë askush tjetër. As miku, as partia, as leku, fakti që dhe këtu nga Divjaka, në raundin e parë kanë fituar 55 studentë, e kanë zgjedhur tani atë që kanë dashur, tregon që sistemi funksionon. Ashtu sikundër nuk do mbetet njeri që e meriton dhe që plotëson kriteret pa shkuar në shkollë, sepse ata që fituan në raundin e parë, praktikisht zunë nga 10 degë, apo 9 ose 8, vetëm një vend. E janë vetëm pesë mijë e pak vende të zëna. Të gjitha vendet e tjera janë të lira dhe për vendet e lira tani konkurrohet në raundin e dytë e pastaj nuk ka më raund të tretë, por ka një sistem të vijës së kuqe që zbret në mënyrë kompjuterike. Kështu gjithë kuotat e vëna në dispozicion do të plotësohen.”

Përmes këtij sistemi kryeministri tha që tashmë nxënësit duhet t’i përcaktojnë që në vitin e parë lëndët me zgjedhje.

“Tani sistemi me reformën e gjimnazit korrigjohet. Ndërkohë që ju mblidheni mirë mendjen, sepse vitin e ardhshëm do të përballeni me një maturë shtetërore dhe me një aplikim që nuk do të jetë i lehtë.”

Edhe 700 nxënësit e shkollës “Koli Sako” kanë një palestër të re. Gjatë vizitës në Divjakë, kryeministri Edi Rama u ndal në sheshin qendror  per te pare punimet e shëtitores per te pare nga afër Pishaj-Divjakë. Një tjetër investim i rëndësishëm është edhe zëvendësimin e të gjitha kabinave elektrike.

Pas disa ministrave ka qene ve vete kryeministri Edi Rama, qe ka vendosur te vizitoje nje fabrike riciklimi per te pare nga afer procesin teknologjik. Kjo është nje nga ato fabrika qe riciklon qe se dhe i eksporton ato per tregun francez. Aktualisht, industria e riciklueshme në vend përpunon 120 mijë ton mbetje të vendit në vit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *