Subscribe

Pas letrës së presidentit Ilir Meta që kërkonte masa të reja për pandeminë, reagoi kryeministri Edi Rama. Me tone të ashpra, Rama i kërkoi Metës në “Twitter” që të mos fusë hundët në punët e ekspertëve. Ai kërkoi nga kreu i shtetit të bëjë punën e presidentit dhe të bëjë kujdes në mbajtjen e maskës.

 

“Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh! Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit. Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta! Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!”

 

Ilir Meta më herët vuri alarmin se pandemia po shkon drejt një katastrofe dhe kërkoi të merren sa më shpejt masat për ta parandaluar këtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *