E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama i sigurt: PS do të fitojë mandatin e tretë, nuk ka alternativë më të mirë

Edi Rama beson se Partia Socialiste do të marrë mandatin e tretë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në një konferencë me gazetarët, kreu i qeverisë tha se nuk ka asnjë alternativë tjetër më të mirë përveç PS-së që bën të mundur vijimin e punëve të nisura në shëndetësi dhe rindërtim.

Reklamë

“Kjo nuk ka të bëjë thjesht me mua, ka të bëjë me të gjithë ne, sepse Shqipëria nuk mund të kthehet mbrapa, Shqipëria ka kaluar dy sprova të rënda me të cilat është në process, por më e keqja është lënë pas krahëve. Pas luftës me Covid-19 do të vijë një periudhë e re.”

Sa i përket procesit të rindërtimit, ai tha se brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm do përfundojnë 4500 shtëpi individuale.

Më shumë video

Reklamë