Subscribe

Me urdhër të SPAK është arrestuar, më 23 mars, kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, në dy episode, ku përfitues fundor i truallit, me një siperfaqe në total prej 10592 m2, ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, ish deputet i PS.

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Indrit Braimllari, i ftuar në studion e emisionit “7pa5” të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova tha se pas arrestimit të Goros fshihet kreu i qeverisë, Edi Rama. Sipas tij, kryeministri është në dijeni të çdo gjëje që ndodh brenda qeverisë së tij, por kur nuk i duhen më persona të caktuar “i lëshon”.

Lexo edhe :

Related Posts

Braimllari: Çdo aksion i ndërrmarë për të luftuar krimin dhe korrupsionin, meriton përshëndetje. Por rasti në fjalë ka të bëjë me një interes okult të Ramës, i cili po e dirigjion këtë proces për interesat e veta personale. Nëse do të kishim një hetim të thelluar në ktë bashki, nuk do të arrestohej vetëm Goro, por do të ishte një zinxhir i gjatë në sitë. Bashkia e Himarës është bashki që ka deputet Ramën. Qartazi ai është i qartë për atë situatë. Është një veprim me regji, Edi Rama pasi i përdor dhe i shtrydh si limoni, më pas i lëshon.

Zoti Braimllari tha se Goro nuk ka vepruar i vetëm në këtë proces, por me dijeni të kryeministrit Rama.

Braimllari: Rama ka dalë në publik dhe thotë që përgjegjësia është personale. Por nuk është përgjegjësia personale kur kryeministri përfshihet në procedurë. Ky person ka gjithçka nën kontroll, ka formuar një qeveri kukull, a është e mundur që mos dijë diçka? Raportet e Goros me drejtësinë do t’ia lëmë drejtësisë. Raportet e Goros me politikën janë të lidhura me Edi Ramën. Në atë bashki është luajtur një thriller për të bërë kurban Jorgo Goron për interesat okulte të Edi Ramës. Qëllimi i tij është t’i lëshojë deri në fund për të dalë vetë i pastër. Në këtë vend bëhet drejtësi nëse merret i pandehur kreyministri i vendit. Ai është i përfshirë në çështje shumë madhore. Krahu i tij e di shumë mirë se çfarë po ndodh./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *