Subscribe

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar çadrës ne qendër te kryeqytetit per te firmosur peticionin pro zbatimit te vettingut. Dhe kjo i ka dhënë mundësi liderit te mazhorances te theksoje se vettingu jo thjesht është fillimi i nje epoke te re ne sistemin e drejtësisë, por ai është i vetmi kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim.

 

Mbrëmë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian foli troç dhe qartë. Fillimi i zbatimit të reformës në drejtësi përmes fillimit të zbatimit të ligjit të vetting-ut përkon edhe me fillimin e negociatave për anëtarësim. Të gjithë ata që u përpoqën dhe përpiqen që ta mjegullojnë këtë fakt dhe këtë të vërtetë të thjeshtë, besoj që nga mbrëmë do ta kenë më të vështirë, pasi shqiptarët panë dhe dëgjuan drejtpërdrejtë nga Përfaqësuesja e Lartë se Bashkimi Europian është gati të çelë negociatat për anëtarësim.

 

Por ngritja e organeve qe do te bëjnë vettingun, duket se bllokohet nga bojkoti i opozitës e megjithatë kryeministri Rama është shprehur i bindur se ky skanimi i gjyqtareve e prokuroreve do te behet.

 

Opozita ka detyrimin të zbatojë Kushtetutën në afatet e përcaktuara dhe të mos fshehë kokën përball këtij detyrimi të madh kombëtar e publik, duke qëndruar në çadër. Në çadër mund të qëndrojë sa ta shohë të arsyeshme për çështje të tjera, por jo për këtë çështje, besoj unë. Sidoqoftë veting-un nuk e ndal dot. Ju siguroj, nuk e ndal dot askush.

 

Por a ka hapësira per te gjetur kompromis me opozitën qe deputetet te kthehen ne kuvend? Edi Rama është shprehur i gatshëm per dialog per çdo çështje përveç krijimit te qeverise teknike.

 

Ne nuk kemi asnjë kusht për të diskutuar. Ne diskutojmë çdo gjë. Por jo çdo gjë ne mund ta plotësojmë. Opozita ka të drejtën e vet të kërkojë qeveri teknike, të kërkojë qeveri inxhinierike, qeveri hidraulike, qeveri energjetike apo qeveri astronomike. Janë të drejtat  e opozitës. Ne kemi detyrimin që t’i konsiderojmë me shumë seriozitet kërkesat e opozitës dhe çfarë mund ta plotësojë, ta plotësojmë, çfarë s’mund ta plotësojmë, nuk e plotësojmë dot.

 

Sipas kryeministrit Edi Ram, shumica është e hapur te beje çdo përmirësim ne kodin elektoral qe përmirëson standardin e procesit zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *