Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave ndaj shëndetësisë në vend.

 

 

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se kur dëgjon ata që ankohen për shëndetësinë, më mirë që nuk iu ka rënë rruga për në spital.

 

Rama ka publikuar pamjet nga blloku i ri Operator në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

 

“Kur lexoj disa që shkruajnë sa keq është bërë shëndetësia, them me vete sa mirë që s’u ka rënë rruga për spital pa punë e madhe që shajnë me të dëgjuar Ky është Blloku i ri Operator në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *