Rama i përgjigjet Bashës: Shpif shpif se lirohesh

Kryeministri Edi Rama replikon me akuzat e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ai shprehet se të gjithë e kanë marrë vesh që sulme të tilla vijnë nga çëshjtet e hapura me drejtësinë duke theksuar edhe njëherë se lufta me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet.
Ndërsa më parë lideri i PD-së e akuzoi Ramën, Xhafën dhe Donika Prelën se po shkatërrojnë dosjen e peshkut të madh Vangjush Dako duke arrestuar përkohësisht cironkat e vogla.
“Shpif shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë!Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet”.




