E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 05:05 Në vijim ora 05:05: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama i ofron Ditmir Bushatit postin e Komisionerit të Lirisë së Medias në OSBE

Kryeministri Edi Rama ka propozuar që Komisioneri i Lirisë së Medias, Harlem Desir të zëvendësohet nga Ditmir Bushati.

Nga ana e socialistit nuk ka ende një reagim zyrtar nëse do ta pranojë apo jo këtë detyrë.

Reklamë

Ditmir Bushati është një nga personat që kundërshtoi në parlament paketën “AntiShpifje”, duke kërkuar që t’i shkojë për shqyrtim Komisionit të Venecias.

Përmes kësaj oferte, kreu i qeverisë i ka Rama besuar sërish një detyrë të rëndësishme Bushatit, pavarësisht kritikave të lëshuara nga ana e këtij të fundit për disa çështje të qeverisjes së kësaj mazhorance.

Vazhdo të lexosh

Reklamë