Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT për hernien inguinale.

Në fund të gushtit kreu i shtetit kishte paralajmëruar se do të operohej sërish për shkak të një problemi shëndetësor.

Lexo edhe :

Related Posts

Rama tha gjatë një vizite në QSUT se do të paraqitet sërish si pacient për një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale.

“Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që…i kam mësuar edhe emrin… se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos e rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbolli, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, tha Rama atëherë.

Deklarata e Ramës në minutën 11:03.

Operacioni është konfirmuar edhe nga Kryeministria, e cila bën me dije se Rama do e kalojë natën në spital.

“Në lidhje me pyetjet dhe kërkesën tuaj për informacion për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se:

Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.
Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”, njofton Kryeministria. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *