E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama i kundërpërgjigjet PD, reagon për vettingun

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot ndaj sulmit të fundit të PD-së ndaj Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit lidhur me seancën gjyqësore ndaj Ardian Dvoranit.

 

Përmes një statusi në faqen e tij Twitter, Rama i quan fletërrufe sulmet e opozitës, ndërkohë që thekson se Vettingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar.

 

“Vettingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar. Fletërrufetë kundër Vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë! Loja mbaroi. Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë