Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 January 2026
Vizion fokus

Aksident në Sarandë, lëndohen dy persona

Tragjedi, ortekët vrasin 5 skiatorë në Alpet e Austrisë!

Gutierrez: Bota ndodhet në dete të trazuara

Trump: Irani, vendi më i keq në botë për...

E rëndë në SHBA, djali 11-vjeçar vret babanë pse...

Mbështetësit e Lapajt protestë te kryeministria, tensione me policinë

Zhduket avioni me 11 persona në bord në Indonezi

Berisha: Donin të na zhduknin, por ne u ringritëm

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga, “Pirati” shënon...

Akuzohet për shpërndarje narkotikësh, arrestohet 18-vjeçari shqiptar në Itali

Rama i kërkon ndjesë qeverisë Italiane

7 Qershor 16:14

Pak ore pas pezullimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako, kryeministri Rama i ka kërkuar ndjesë publike qeverise italiane. Në një deklaratë zyrtare, Rama falenderon vendin fqinj per ndihmën e dhëne edhe përmes misionit Interforce, ndërsa thekson se Prokuroria nuk duhej te ishte përfshire ne nje makinacion politik.

“Kjo qe ndodhi është e pajustifikueshme dhe për Shqipërinë është një tjetër kambanë që bie për emergjencën kombëtare të Reformës në Drejtësi. Mbroj fort pikëpamjen se shpjegimet e dhëna nga Italia përmes ambasadorit italian, pa asnjë detyrim, por vetëm si shprehje e miqësisë së sinqertë dhe vullnetit më të mirë, për të vendosur nën dritën e fakteve legjendën politike të përgjimeve, duhet të kishin mjaftuar që institucioni shqiptar i akuzës të mos përfshihej në një makinacion kaq të rëndomtë politik. Por fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu dhe sot, miqtë e partnerët tanë të provuar në çdo ditë të vështirë të Shqipërisë së këtyre njëzetë e pesë vjetëve, kanë të drejtë të ndjehen të lënduar nga përfshirja e tyre indirekte në një hetim absurd si edhe, më zi akoma, nga veprimi ekstrem që ka ndërmarrë sot Prokuroria”.

Sipas Ramës, kjo çudi e Prokurorisë e ka dëmtuar jo pak vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyer me Italinë. Shefi i qeverise i parapriu ndjesës publike kur ne nje aktivitet te ditës, foli per institucione te dobëta.

“I jam mirënjohës ambasadorit italian, e di që nuk është një ditë pozitive, por jo për fajin e tij dhe të qeverisë italiane, por për kusuret e shtetit tonë që nuk është akoma një shtet me institucione serioze, por ama prania e tij këtu për një investim që është i një sipërmarrje privat italiane është shprehje e qartë e vendosmërisë për të çuar përpara një marrëdhënie të shkëlqyer”.

Por lideri i opozitës Lulzim Basha e ka quajtur nje skandal te madh çështjen e përgjimeve, duke kërkuar largimin e ministrit Tahiri.

“Hapi i parë është dhe duhet të jetë firmosja nga Edi Rama e pezullimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, largimi i tij nga detyra. Hapi i dytë, largimi i Ministrit të Brendshëm dhe hapi i tretë, deklarimi para shqiptarëve, se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se është gati që këtë çështje t’ia nënshtrojë plotësisht drejtësisë dhe prokurorisë pa pengesa politike, pa presion ndaj hetimit”.

Por sipas Bashes kryeministri e ka treguar deri me tani se nje drejtësi e pavarur nuk i intereson, veçanërisht kur flitet per aferat ku janë përfshire anëtare te kabinetit te tij.

“Edi Rama i trembet një hetimi të pavarur dhe përgjegjësive politike që do të nxjerrë në raport me skandalin e përgjimit. Ndaj, edhe dje, edhe sot, ngurron të japë konsensusin e tij për një projekt drejtësie të pavarur dhe të pakapur politikisht. Ndaj pengon çdo reformë që do të mundësonte që në skandale të tilla drejtësia të vepronte paanësisht dhe pa pengesë”.

Qysh ne krye te herës, opozita e ka konsideruar çështjen e pajisjes se përgjimit si nje skandal, duke akuzuar qeverinë se ka përgjuar krerët e shtetit, diplomatet e drejtuesit politike ne vend.

 

 

 

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Detyra Haki Çako Italiane Ministri i Brendshem Përgjime Pezullim Publike qeveri

Nga e njëjta kategori

Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Faleminderit Presidentit Trump për ftesën personale

më shumë...

Fadroma përplas punëtorin në kantierin e ndërtimit, 45-vjeçari ndërron jetë gjatë rrugës për në spital

më shumë...

Censusi i shpendëve në Prespë, numri i specieve i njëjtë më atë të vitit të kaluar

më shumë...

Rikthehet gjuetia në Shqipëri! Ligji i ri përcakton kritere të forta dhe zonat ku lejohet aktiviteti

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:37

Mandarina apo portokall, cili frut ka më...

10:26

Aksident në Sarandë, lëndohen dy persona

10:03

Tragjedi, ortekët vrasin 5 skiatorë në Alpet...

9:49

Gutierrez: Bota ndodhet në dete të trazuara

9:29

Ja pse disa persona thinjen më shpejt

8:54

Hëna e re e Bricjapit, ja si...

8:47

Trump: Irani, vendi më i keq në...

8:39

E rëndë në SHBA, djali 11-vjeçar vret...

8:12

Ja çfarë është në të vërtetë një...

7:55

Mbështetësit e Lapajt protestë te kryeministria, tensione...

7:31

Zhduket avioni me 11 persona në bord...

6:47

Temperaturat zbresin deri në -4 gradë celcius,...

6:43

Berisha: Donin të na zhduknin, por ne...

6:19

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga,...

5:55

Akuzohet për shpërndarje narkotikësh, arrestohet 18-vjeçari shqiptar...

5:53

Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Faleminderit...

5:42

Pas konfliktit për videolojërat, 11-vjeçari qëllon për...

5:30

Ekuadori vendos 10 mijë trupa ushtarake kundër...

5:06

Si t’i përgjigjesh fëmijës kur të bën...

4:37

Ky është qyteti më i ftohtë në...

Më të klikuarat

  • Vrasje tronditëse në Greqi, 44-vjeçari shqiptar ekzekuton me...
  • Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Faleminderit Presidentit...
  • Abuzoi me djalin 15-vjeçar të bashkëshortit, 35-vjeçares i h...
  • Fadroma përplas punëtorin në kantierin e ndërtimit, 45-vjeça...
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Burg për ish-zv.shefin e Policisë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.