Kryeministri Edi Rama shpërndau sot certifikata me titujt e pronësive në Himarë.

Mes qytetarëve që u pajisën sot me titull pronësie në Himarë ishte edhe Arjanita Marko, vajza e shkrimtarit të njohur Petro Marko.

Ajo mori sot certifikatën e pronësisë së banesës në Himarë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa falenderoi Ramën për nderet që i ka bërë familjes së saj. Arjanita tha se do ta kthejë në muze shtëpinë e të atit.

Arjanita Marko: Më ktheni kthyer shumë dinjitete, të familjes së Petro Markos, jo vetem me këtë por me çdo gjë që keni bërë për familjen e Petro Markos. Jam shumë mirënjohëse që ju takoj dhe desha t’ju them që jam e lumtur që këtë e marr nga biri i dy prindërve të mrekullueshëm të tuajt, që prindërit e mi i donin i vlerësonin dhe i respektonin. Dua të them që babai im Petro Marko nuk do të mund të hyjë në shtëpinë e tij, por kujtimi i tij shpirti i tij do të jetë gjithmonë aty. Unë do mundohem që me ndihmën e Aleks Markos, atë dhomë ta kthej në një muze që të jetë gjithmonë prezent./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *