Subscribe

Kryeminsitri Edi Rama u ka bërë një ftesë të hapur studentëve për dialog ditën e hënë në orën 11:00.

 

Në një komunikim në “Facebook”, Rama duke u ndalur tek kërkesat e studentëve tha se qeveria nuk mund ta zgjidhë dot çështjen e tarifave pasi ajo i përket universiteteve.

 

Rama deklaroi se është i gatshëm për një dialog jo afatshkurtër por afatgjatë që të shrëbejë dhe për studentët e të nesërmes.

 

Duke ngritur dyshime mbi inicimin e protestës, kreu I qeverisë deklaroi se qeveria ka investuar në arsim dhe se do të punojë për çdo kërkesë të propozuar prej tyre.

 

“Nuk dua që këta të shpërndahen duke marrë një fitore momentale. Ashtu si nuk dua të rrinë të mbledhur derisa të bien në kurthin e kazanit politik e mediatik. Duhet tentuar një strategji e përbashkët student-qeveri. Duhet një bashkim i domosdoshëm mes nesh i qeverisë studentëve dhe pedagogëve. Të bashkohemi kundër sistemit të korrupsionit, kulturës së falsifikimit dhe keqadministrimit terësor të universitetit. Studentët nuk e bëjnë dot pa qeverinë dhe qeveria nuk e bën dot pa ata. Për mua është gjëja më e lëhtë të bëj një manovër politike për të shuar protestën.”

 

Rama deklaroi se ai do të bisedojë me studentët vetëm nese zgjidhet nje përafësi nga radhët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *