Pas takimit të dytë me opozitën, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk u arrit ndonjë marrëveshje për Reformën Zgjedhore.

Në një komunikim për mediat, kreu i qeverisë tha se mazhoranca është e gatshme të pranojë kërkesën e opozitës parlamentare për hapje të listave.

Sipas tij, duhet të arrihet një konsensus trepalësh, maxhoranca dhe dy opozitat, ndërsa përsëriti se asnjëra palë nuk do të marrë gjithçka që dëshiron.

“E para kemi nevojë për një mazhorancë të gjerë në kuvend që është përtej asaj që kemi, PS nuk do të angazhohet në procese të kapjes së një vote për të bërë një ligj kaq të rëndësishëm dhe nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë se ata që janë brenda, por askush nuk ka monopol dhe privilegje. Është e vërtetë që një shumicë dërmuese qytetarët duan të kenë më shumë zë në proces, jo të zgjedhin një parti apo një lider, por të kenë preferencë për një kandidat, kjo është e qartë dhe ne jemi PS dhe ne do të jemi pasqyrë ku do të reflektohen dëshirat e njerëzve. Në një proces ku ne kemi vendosur të ecim me një lidership të qartë dhe aleancë me njerëzit, por marrëveshja është një pengesë për deputetët aktual të opozitës, nuk mund t’i rikthehemi marrëveshjes edhe pse ne jemi me ta, si përshembull te depolitizomi, por është një lëshim shumë i madh që i kemi bërë PD-së dhe për këtë ne duhet ta mbajmë, ndërkohë që për të hapur më tutje procesin miqtë e opozitës duhet të kuptojnë ato jashtëparlamentare”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *