Subscribe

 

Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se ka favorizuar botues pranë Partisë Socialiste, duke i dhënë një pjesë të pronës që ndodhet në zonën e kompleksit Partizani.

 

Gjatë një konference për shtyp, Berisha së pari sqaroi se nisma “Shqipëria 1 euro” e ndërmarrë nga qeveria e drejtuar prej ti u realizua për të nxitur investimet e huaja.

 

“Ajo ishte ndërmarrë si një nismë që do nxiste investimet e huaja veçanërisht në zonat e varfra të vendit. Por është Edi Rama ai që shton në VKM-në e tij, përdorimin e kësaj nisme për ndërtim televizionesh”, tha Berisha.

 

Sipas Berishës, janë 4 vendime të qeverisë të cilat i kanë dhënë këtij botuesi një truall të cilin pronarët ia kishin dhuruar shtetit për të ndertuar një gjimnaz.

 

“4 vendime të personalizuara vetëm për Bolinon dhe asnjë qytetar tjetër. Si është e mundur që një kryeministër dhe një ministër, firmosin lejen e ndërtimit të një godine 3-katëshe, kjo në planet nuk ndodh kurrë. Ju garantoj se as Kim Jong-Un në Korenë e Veriut nuk firmos leje ndërtimi për një banesë”, tha Berisha.

 

Prej momentit që SPAK nisi hetimet ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij për çështjen e kompleksit Partizani, vetë Berisha ka akuzuar shefin e qeverisë, Ramën, se ka favorizuar një botues pranë PS-së duke i dhënë një pjesë të truallit në kompleksin “Partizani”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *