E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Hiqni vizat për Kosovën, turp i madh që qytetarët s’lëvizin dot lirisht

Për kryeministrin Edi Rama, është e turpshme që vizat për Kosovën nuk janë liberalizuar ende.

 

Reklamë

Nga Sllovenia ka marrë pjesë në forumin Strategjik të Bledit, Rama u shpreh se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se po mbahet peng për arsye të pakuptimta.

 

Reklamë

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar dhe tani çlirimtaret (vendet e BE-së) e mbajne peng duke mos i dhene liberalizimin e vizave.”

 

Një koment të shkurtër kreu i qeverisë e pati edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha mosmarrëveshjet sipas Ramës, mund të sheshohen vetëm përmes dialogut.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Sa i takon dialogut midis tyre, e kam fjalën mes Kosovës dhe Serbisë, jam i bindur siç kam qenë se nuk ka vlerë të humbasim kaq shumë kohë, ka shumë energji, në vend që të ulemi e të zgjidhim problemet siç u ulën në fund të fundit.”

 

Edi Rama bëri të qartë se Kosova gëzon mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë që të njihet si shtet i pavarur.

Më shumë video

Reklamë