E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama-grevisteve: Mbyllni grevën dhe vij aty, mos lejoni tiu përdorin

Kryeministri Rama iu është drejtuar edhe një herë tjetër në distance grevisteve të Ballshit të cilat prej 15 ditësh kanë zëvëndësuar burrat naftëtare në këtë proteste për mos marrjen e pagave.

Kreu i qeverisë shkruan se qeveria nuk është armik, por aleati i tyre e se askush nuk kërkon lëmoshë.

Reklamë

Rama shton se e vetmja pengese për dialog mes palëve është pikërisht greva.

 

Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!

 

Rama madje iu bën thirrje grevisteve që të mos gënjehesn nga krokodilet që tij, duan ti përdorin kundër qeverisë. Megjithatë kryeministri thotë se asnjë dialog nuk mund të bëhet me ultimatum.

 

Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë!Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!

Më shumë video

Reklamë