Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar nismën “Edhe Një” të anëtarëve të Kryesisë si një hap ambicioz dhe të guximshëm.

 

Kreu I qeverisë tha se gratë dhe vajzat janë një forcë e madhe dhe se nuk duhet të lejohet që ato të përdoren thjesht si dekor.

 

“Nisma e anetareve te kryesise se PS per bashkedrejtim te organizatave socialiste hap i konsiderueshem para, nje hap ambicioz dhe i guximshem. Duhet materializuar si perpjekje e perbashket, e deputeteve, keshilltareve, ministreve, zv.ministreve. Te mos lejoni qe materializimi i kesaj nisme te jete fiktiv, te mos lejojme qe grate dhe vajzat te perdoren si dekor. E diskutuam dje ne kryesi, me te drejte nje pjese shprehen shqetesimin se mos edhe kjo nuk na con me tutje sesa nje respektim formal i nje rregulli. Ne ne PS e kemi ende nje sfide te hapur, ate ndaj formalizimit dhe fiktivitetit.”

 

Kreu I qeverisë duke mos I kursyer relativat tha më tej se gratë dhe vajzat janë më të besueshme për ta çuar këtë vend përpara pasi janë më të afta dhe eficente.

 

“Gjeja me e rendesishme dhe me shqetesuese per nje familje politike progresiste, eshte diferenca dramatike mes perfshirjes se grave ne territoret urbane dhe periferike. Ne nuk na duhet thjesht perfshirje me e madhe e grave per te pasur barazi gjinore, por te pasur me shume njerez te afte dhe eficente. Grate jane me te besueshme per ta cuar perpara kete vend, ne cdo pozicion. Ne kemi arritur aty ku nuk imagjinohej disa vjet me pare.”

 

Rama u ndal edhe në organizmin e PS. Ai tha se në organizatat socialiste duhet të ketë një bashkëkryesim të grave dhe burave.

 

“Duhet te realizojme bashkekryesimin e grave dhe burrave ne organizatat socialiste. Nuk realizohet nese grate qe jane ne keto nivele nuk marrin persiper ta udheheqin kete process. PS partia me e votuar nga grate dhe vajzat, e tregojne te gjitha anketimet. E konfirmojne proceset zgjedhore. Ne kemi potencial shume te madh ende te pacliruar, jo vetem ne funksion elektoral. Potencial shume te madh per me shume fryme, seriozitet, eficence te gjithe organizmeve tona ne komunitet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *