Subscribe

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qarku I të parpekshëmve të korruptuar në drejtësi e prokurori u zhbë përfundimisht.

 

Në Konferencën “Gjithçka për Drejtësinë”, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se qeveria ka investuar tek drejtësia dhe se do të vijojë punën e përkushtuar me qëllim që të ndryshojë vendin.

 

 “Drejtësia mbi të gjitha, gjithçka ka të bëjë me të. Kjo na bën ne të jemi kaq të angazhuar e të përkushtuar për këtë dashuri të vështirë që kemi me BE. Ne nuk duhet të kënaqim Parisin, Hagën, apo kryeqytete tjera të BE, por kjo ka të bëjë me ndryshimin e vendit tonë, me faktin që vendet tona duhet të kenë demokraci funksionale, institucione të tilla. Nuk shoh ambasadorin britanik këtu, sepse ata kanë luksin të mendojnë divorcin pas kaq vitesh, ndërsa ne jo, sepse për ne kjo është hera e parë. Është kjo herë e parë, të cilët ne e kemi ëndërruar dhe nuk e ndalon dot askush, që ka këtë ëndërr të martohet. Po, korrupsioni për 30 vite është rritur dhe gjendet te politikanët, por më besoni që nuk ka të krahasuar me qarkun e ‘të paprekshme’, që u zhbë njëherë e mirë te gjyqtarët dhe prokurorët. Ata ishin forca e pushtetit të korrupsionit, që e garantonin dhe ushqenin korrupsionin.”

 

Kreu I qeverisë u ndal më tej edhe tek mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Duke e cilësuar si një sukses e jo dështim, Rama tha ajo do të ngrihet dhe pse do kohën e saj të nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *