E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të përballen me ligjin

Kryeministri Edi Rama përdori një gjuhë të ashpër kur foli për pastrimin e sistemit të drejtësisë.

 

Reklamë

Gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, shefi i qeverisë deklaroi se gjyqtarë e prokurorë që e dinë që nuk do të kalojnë vetingun, po bëjnë afera.

 

Ai kërkoi që ata jo vetëm të shkarkohen nga organet e vetingut, por edhe të ndiqen penalisht, te ditur Vizion Plus.

 

“Çdo ditë kryhen krime nga gjykatës që e dinë që nuk e kalojnë vetingun dhe e dinë se do i shpëtojnë drejtësisë sidoqoftë, se, ose nuk do futen në veting, ose do digjen nga ai. Sistemi nuk është ende i pastruar. SPAK ka filluar të strukturojë punën e tyre, çfarë duhet të presësh mrekulli sa hap e mbyll sytë. Drejtësia e re do të funksionojë ashtu siç e duam të gjithë dhe do të jetë e prekshme përtej atyre gjërave që po ndodhin ndërkohë. Pas pastrimit, të fillojë goditja e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ku kanë dalë llum nga sistemi drejtësie. Duhet t’i thërrasë drejtësia dhe t’i vendosë para ligjit”, tha Edi Rama.

Më shumë video

Reklamë