Subscribe

Fieri ka qenë ndalesa e radhës e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Gjatë takimit me banorë të fshatit Hamil, Basha shpjegoi planin e tij ekonomik, dhe mënyrën se si do te implementohet nëse PD vjen ne pushtet.

 

“Unë nuk vij me premtime, unë vij këtu me një plan ekonomik që na është dashur dy vite ta hartojmë pasi kemi parë gjendjen në terren, pasi kemi parë problemet reale, mundësitë reale për të dalë nga kjo gjendje. Pasi e kemi konsultuar me ekspertët më të mirë të fushave të bujqësisë dhe blegtorisë dhe pasi kemi marrë vulat e ekspertëve më të mirë të ekonomisë në Gjermani, në Europë, që janë këshilltarët ekonomikë të kancelares gjermane. Qëllimi është rritja ekonomike, punësimi, mirqënia e njerëzve”.

 

Edhe në Fier, Basha akuzoi Ramën se në katër vjet qeverisje, nuk mbajti asnjë premtim dhe e vetmja gjë që u ofroi ishte braktisja.

 

“Premtoi mbështetje për bujqësinë, naftë pa akcizë, imputet bujqësore, uljen e taksave për 97% të shqiptarëve, rritjen e rrogave, premtime pa fund. Sot pas katër vitesh vjen dhe nuk flet më për premtimet. Tani vjen me premtime të tjera, por në fakt ajo që njerëzit gjykojnë, është se cfarë bëri këto katër vjet. Paska ardhur Panariti këtu dhe thotë nuk kisha fonde. Gënjen! Shteti ka harxhuar këto katër vjet 16 miliardë euro. Vetëm për fishekzjarret në hapjen e Sheshit Skënderbej, janë hedhur qindra mijëra euro, midis 200 dhe 400 mijë euro. Ja pra, lekët i kanë, por lekët i bëjnë palma, lekët i bëjnë pllaka, lekët i bëjnë fishekzjarre, lekët i bëjnë fasada, në vend që t’i sjellin dhe t’i bëjnë ndihmë për fermerët, t’i bëjnë investime për infrastrukturën të hapin vende pune si në fshat ashtu edhe në qytet. Eshtë e mundur, sigurisht është e mundur”.

 

Kreu demokrat është shprehur se shumica e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, ndërkohë që Rama premtoi 300 mijë vende pune.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *