Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjithë qytetarët që do të duan të dalin nga shtëpia këto dy ditë. Në një video-mesazh në “Facebook”, Rama tha se ata do të përballen me forcat e policisë e të ushtrisë, të cilët do të përdorin edhe gaz lotsjellës për t’i ndaluar të dalin.

 

“Polica e ushtria do të mbikëqyrin çdo lagje në Tiranë dhe Durrës ku kemi zonën më të kuqe, si dhe çdo zonë urbane duke fotografuar dhe duke futur në listë të zezë tradhtarësh këta individë që do ta paguajnë shtrenjtë dhe çdo thyerje e ligjit të luftës do të jetë një barrë e rëndë për ta se do tu hiqet çdo ndihmë shtetërore dhe do tu hiqet çdo ndihmesë nëse janë në shtëpi e duhej të ishin në punë, çdo ndihmë financiare për 1 vit nëse nuk kanë punë, çdo lloj ilaçi nëse janë edhe pensionistë, çdo lloj burse për studentët. një pakicë fare e vogël të pabindurish, që janë të mjaftueshëm për të marrë në qafë gjithë popullin do të konsiderohen tradhtarë lufte. Dua t’ju informoj se të gjitha forcat e rendit, nga polici i lagjes, deri tek forcat më speciale, janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet në rast shkelje ligji në tubime të paligjshme deri tej uji e gazi lotsjellës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *