Subscribe

Gjatë bashkëbisedimit të gjatë online ne facebook, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta të studentevem, Kryeministri Rama tha se tarifat vjetore te studimeve janë vendosur nga Universitetet ndërsa qeveria ka vënë vetëm tavanin.

 

“Më duhet tiu kujtoj se nga 2014 e deri më tani nuk është rritur asnjë tarifë në universitete. Madje edhe tarifa për provimet e mbartura u kërkua që të bëhej VKM nga vetë dekanët dhe rektoret.”

 

Megjithatë kryeministri tha se ai dhe qeveria që drejton është gati të bisedojë me studentet edhe për tarifat për ti ndihmuar ata sipas kategorive.

 

“ Eshte rritur apo jo buxheti i arsimit te larte? Ka qene 5 miliarde e gjysme dhe sot eshte mbi 8 miliarde, eshte 4 fishuar buxheti i ekselences. Tarifat jemi gati patjetër ti rishikojme, por ndihmen e shtetit per ju ne pagimin e tarifes. Do ua paguajme tarifën te gjithe atyre qe jane me 9 e 10, po pse te mos ua heqim fare atyre qe vijne nga familje me ndihme ekonomike.. Por nga ana tjeter duhet të pranojmë që pagesat në bachelor pra në sistemin 3-vjecar janë baraz me një kafe në ditë. Si ta zgjidhim kete, me televizor, te bej nje liste e te pres se cfare do u sugjeroje ju Luli dhe Monika.”

 

Rama gjithsesi akuzoi edhe partite opozitare që po shtyjnë protesten duke vënë kërkesa të reja ditë pas dite. Ai tha se refuzimi I dialogutg është I paprecedente.

 

 

“Une nuk jam me studentet qe janë aty për Lulin dhe Monikën. Ju jeni aleatet e mi, jo te Lulit e te Monikes, se une dua te punoj me ju. Prandaj ndahuni nga ata qe u thone mos dialogoni, ejani ketu qe ne te bejme se bashku këtë punë.I keni degjuar keta analistet te pyesin per arsimin, keta pyesin per cizmet e Monikes.Kryeministri nuk është dyqan me listë kërkesash ama nëse ka dialog të gjitha zgjidhet janë të mundura. Eksperienca njeh shumë raste, sic janë psh terroristet që nuk pranojnë të negociojnë dhe dialogojnë. Eksperienca njeh edhe shumë raste të tjera sic psh në Francë ku autoritetet nuk gjejnë zgjidhje.Refuzimi I dialogut është akt I paprecedente në demokraci. Unë nuk them ndaloni protesten, vazhdoni qëndroni në proteste, sepse besoj që kërkesat e të rinjve do të plotësohen. Megjithatë e përsëris, unë jam gati për cdo gjë që studentet duan të realizojnë nëpërmjet dialogut. Unë për ju bëj gjithcka nëse ju jeni gati të luftoni për veten tuaj”

 

Sa i takon problematikes së konvikteve, Rama tha se e dinë situatën e vështirë dhe po punojnë për ta ndryshuar këtë gjë. Kreu I qeverisë pohoi se I kanë gjetur godinat në gjëndje skandaloze dhe tashmë ka nisur projekti I parë me ndihmen e qeverisë gjermane për një godine që do të kushtojë 18 milion euro.

 

Ai shtoi se kjo nuk është një beteje mes studenteve dhe qeverisë, përkundrazi Rama pohoi se të dyja palet janë në një anë. Kryeministri ripërsëritij thirrjen për dialog.

 

Ju pres në cdo orë. Edhe nëse vini këtu, askush nuk ju detyron të firmosni asgjë. Ejani dialogojmë”

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *