E enjte, 17 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Gati për dialog pa kushte

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur ftesën drejtuar opozitës për t’u ulur në tryezën e dialogut politik, për kapërcimin e krizës politike. Ai theksoi se është gati të pranojë të diskutojë çdo pretendim, por pa kushte.

 

Rama i dha përgjigje edhe deklaratës së aleatit të tij Ilir Meta, i cili pak ditë më parë ishte shprehur se LSI është gati t’i japë opozitës postet e saj politike, si garanci për zgjedhje të lira.

 

Një ditë para seancës plenare, ku pritet të votohen anëtarët e komisionit ad hoc për vettingun, Rama tha se nuk mund të ketë Shqipëri Europiane pa drejtësi.

 

Deklaratën shefi i qeverisë e bëri pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, i cili vendosi qe Klodian Shehi të jetë kandidat i PS për Bashkinë e Kavajës.

 

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video