Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale e bashkë me të dhe premtimet për qytetarë të zonave ku prezanton kandidatët. Ujë 24 orë duke nisur nga qershori i këtij viti ishte zotimi i Ramës para qytetarëve të Mallakastrës.

 

“Është një qytet që ka ndryshuar si nata me ditë. Janë bërë investime të rëndësishme dhe po mbyllet me vendosjen e sahatëve të rinj, dhe nga qershori do të vijojë që të sjellë 24 orë ujë në shtëpi tuaja, një kërkesë e kahershme tashmë e plotësuar.

Ashtu edhe si shumë vepra të tjera të infrastrukturës që do të bëjmë së bashku. Është një moment që duhet të shkojmë në një nivel tjetër me prodhimin e ullirit, për të krijuar një mundësi për eksportimin apo përpunimin e tij. Ministria e Bujqësisë është në një angazhim me palën italiane për të dalluar disa pika strategjike të prodhimit të ullirit në Shqipëri ku ndër një të është edhe Mallakastra. Italia e importon 70% të lëndës bazë për prodhimin e vajit të ullirit ndaj rëndësia e bashkëpunimit është nga të dy palët, tha Rama.

 

Premtimet ia lanë vendin akuzave, që si zakonisht shigjetojnë dyshen Berisha-Meta. Kryeministri përsëriti thirrjen e tij ndaj qytetarëve dhe demokratëve për të mos iu rikthyer të shkuarës.

 

“Njëri që e ka damkën “non-grata” në ballë dhe tjetrin që shqiptarët e kanë shpallur “non-ngrata” prej kohësh. 14 maji ka shumë rëndësi për të vendosur se sa shpejt ne duam që të ngjitemi në majën tonë, për 2030 ku Shqipëria do të jetë kampione e Ballkanit për turizmin, bujqësinë, për teknologjinë.Kush zgjedh opoziten e vjeter, nuk ka bashkepunim me SHBA.

 

Qerim Ismalaj nën logon e Partisë Socialiste kërkon një tjetër mandat për Bashkinë Mallakastër, ndonëse kandidimi i tij ka ngjallur mjaft polemika në krahun tjetër politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *