Fushë-Kruja ishin ndalesa e radhës e kreut të Partisë Socialsite Edi Rama në kuadër të takimit përmbyllës të fushatës në këtë zone.
Rama e nisi fjalën duke sjellë në vëmendje menaxhimin e situatës së tërmetit me strehimin që iu bë banorëve në apartamentet e reja.
“Për familjet e goditura nga tërmeti u ndërtuan banesat e reja dhe u strehuan pas asaj ngjarje të rëndë. Janë shpërndarë apartamente dhe po vijon puna për pjesën e mbetur. Shpërndarja e 350 apartamenteve të fundit, ka mbetur për shkak të periudhës zgjedhore dhe do bëhet së shpejti, pasi të përfundojë ky proces që ka rregulla dhe ligje të caktuara, sepse nuk e bëjmë dot në fushatë. Do realizojmë edhe ëndrrën e vjetër të Krujës, për të pasur një rrugë lidhëse drejtpërdrejtë me Tiranën. Tani kjo rrugë është pjesë e programit tonë”, tha Rama.
Kryesocialisti kishte nje kritikë për mediat dhe opozitën.
“Ka të vërteta të shtrembëruara që ju servirin dhe ju s’keni nga i merrni vesh sepse ju flasin për gënjeshtra çdo mbrëmje, teksa këneta dhe bufi e la vendin në rrënim”, tha kryesocialisti.
Kreu i qeverisë shpjegoi projektet aktuale duke kërkuar mbështetjen e banorëve për më shumë investime.
“Për 4 vitet e ardhshme do investojmë dhe bëjmë edhe më shumë. Duke realizuar profecinë e atij lart, që keni atje në Krujë, në hije të malit, që e përcaktoi se fati i stërnipërve të tij është Europa”, tha ai./vizionplus.tv




