E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Fund dhunës ndaj mjekëve

Çdo goditje për shkak të detyrës ndaj bluzave te bardha do marrë ndëshkime shumë të ashpra, paralajmërim i bere nga kryeministri Edi Rama gjate nje takimi me mjeket. Duke i referuar rasteve te fundit te dhunës, shefi siguroi se ndryshimet e kodit penal do te kalojnë shume shpejt ne parlament.

 

Rama lëshoi akuza te forta per policitë private, duke thëne se prodhojnë vetëm pasiguri neper institucione.

 

Reklamë

Kryeministri nuk kurseu akuza edhe ndaj bluzave te bardha veçanërisht ne lidhje me rastet e korrupsionit.

 

 Lidhur me sistemin shëndetësor, Rama theksoi se realiteti i sotëm është ndryshe nga realiteti i djeshëm.

 

Kryeministri premtoi shtimin e investimeve ne shëndetësi per te përmirësuar shërbimin ndaj qytetareve.

Më shumë video

Reklamë