Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar forumin e biznesit Itali-Shqipëri për t’u bërë thirrje investitorëve që të investojnë në vendin tonë. Shefi i qeverisë e argumentoi kërkesën, duke thënë se ndryshe nga Italia, në Shqipëri  ka shumë avantazhe duke nisur nga taksat që janë më të ulëta.

 

“Ne jemi shumë mirënjohës për praninë e të gjithëve, që kanë ardhur në këtë mision shumë të madh. Janë 20 mld euro në këtë sallë, është e pabesueshme për këtë vend, shpresoj shumë që ndonjë euro të mbetet në Shqipëri në formën e investimeve edhe sepse Shqipëria është një vend, që jo vetëm rritet, por italianët ndodhen në shtëpinë e tyre. Përveç problemeve, pengesave, Shqipëria i garanton të gjitha këto. Ka një mënyrë të jetuari që ngjajnë me tuajën, me avantazhin që ka taksa më të ulëta. Edhe ne duhet të vazhdojmë të lehtësojmë burokracinë.”

 

Sipas kryeministrit Rama, reforma në drejtësi do të jetë një element garancie për te mbrojtur te gjithë sipërmarrësit.

 

“Shqipëria është një vend që çdo sipërmarrës italian është i sigurt për të fituar dhe jo për humbur. Edhe reforma në drejtësi është një element i rëndësishëm garancie. Në të gjitha rastet e investimeve italiane në Shqipëri janë minimale, nuk është pengesa më e madhe. Më vjen keq që nuk kemi qenë në gjendje të përgatisim kohën më të mirë për motin, pasi nuk keni ardhur në Londër, pasi do të ishte koha ideale për bankierët për borxhin. Ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël do të ishte maksimumi për ne”.

 

Kryeministri Edi Rama u shpreh se bujqësia, energjia e turizmi janë disa prej potencialeve më të rëndësishëm ekonomike te Shqipërisë qe mund te shfrytëzohen nga sipërmarrësit e mëdhenj. Rama theksoi se turizmi gjate 10 viteve te ardhshme do të jetë kantieri më i rëndësishëm në vend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *