Subscribe

Kryeministri Edi Rama kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të hipotekave, të cilët sipas tij, deri më sot kanë përfaqësuar sistemin kanceroz të tepsisë së partive të pushtetit. Në një takim me kreun e ALUZINI-t dhe drejtuesit e zyrave të regjistrimit të pasurive të 12 qarqeve, Rama u tha atyre se kanë vetëm 24 orë, kohë që të firmosin dorëheqjen.

 

Këtu, kryeministri njoftoi dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm, i cili do të bëjë një kontroll të të gjithë punonjësve të zyrave hipotekore. Rama u kujtoi krerëve të hipotekave se nuk ka asnjë mundësi përmirësimi, kjo për arsye se pas dy vitesh të vendimit të qeverisë për ndarjen e kadastrave, ka përfunduar vetëm 11 përqind e saj.

 

Më herët, kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, renditi punën e hipotekave në rrethe, ne raport me regjistrimin e lejeve te legalizimit, që sipas tij, kishte në pjesën më të madhe shumë problematika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *