Subscribe

Ndalimi i Arben Frrokut ne Holande, te dënuar me burgim te përjetshëm per vrasjen e komisarit Dritan Lamaj; i ka shërbyer opozitës te akuzoje qeverinë per mbështetje ndaj tij. Partia Demokratike nëpërmjet kreut te departamentit te sigurisë Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se autoritetet holandeze e kane ndaluar Frrokun ne 6 mars por qeverise shqiptare iu deshën pothuaj dy muaj per te dërguar te dhënat e tij. Të njëjtët persona, i njëjti mekanizëm, që la në sirtar për muaj me radhë kërkesën e Interpol Bruksel për deputetin e Edi Ramës, vëllain e të dënuarit me burgim përjetë, Mark Frroku. Të njëjtët persona që shërbyen krimin dhe shkelën ligjin duke fshehur kërkesën e policisë së Brukselit, sigurisht me urdhrin e Tahirit e me lejen e Edi Ramës, edhe këtë radhë, shërbyen krimin duke vonuar dërgimin e të dhënave.

Per Partine Demokratike historia e mbështetjes qeveritare per Frrokun nis qe me largimin e tij nga Shqipëria pas vendimit te Gjykatës se Faktit.

Edi Rama fillimisht e mbështeti aleatin e tij politik, duke i mundësuar arratisjen. Pak para se të dënohej me burgim të përjetshëm nga gjykata e apelit, Frroku iku nga Shqipëria pa lënë asnjë gjurmë në sistemin tims. Pra me urdhër, policia ka hapur kufijtë për të, dhe i dënuari për vrasjen e komisarit të policisë, avulloi pa lënë asnjë shenjë. Ky bashkëpunim me krimin, me të dënuarin me burgim të përjetshëm për vrasjen e një oficeri të lartë, është në të vërtetë fytyra e Tahirit, e Ramës dhe e kësaj oligarkie që sundon me krimin e për krimin.

Lajmi per ndalimin e Frrokut ne Holande u dha 3 dite me pare nga ish-kryeministri Sali Berisha, por zyrtarisht ai u konfirmua vetëm mbrëmjen e se enjtes.

Pas deklaratës se Partisë Demokratike ka reaguar Ministria e Brendshme, e cila e ka akuzuar opozitën se po përpiqet te perbalte punën e policisë. Ministria sqaron se autoritetet shqiptare sapo ka ardhur sinjali i parë për vendndodhjen e të dyshuarit Arben Frroku, brenda një kohe rekord ka dërguar në Holandë të dhënat krahasuese. Ne deklaratën per mediat theksohet se Dosja “Frroku” dëshmon më së miri vullnetin e Policisë së Shtetit për të bërë detyrën me korrektesë absolute në përputhje me ligjin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *