E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Fshati aleat i qeverisë

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të martë me banorët e fshatit Mashan të Gramshit, ku foli për zhvillimin e bujqësisë në këtë zonë dhe për përfitimet e fermerëve nga fondi i garancisë. Fshati sipas Rames, duhet te shndërrohet ne aleatin kryesor të qeverise. “Fshati është aleati kryesor i një qeverie për të garantuar ushqimin e një populli të vet. Dhe qeveria nuk e mban në gjendje lëmoshe por e mbështete duke i siguruar bazën, por ka njerëz që ecin më ngadalë, por familja fermer duhet të funksionojë si një familje e vogël biznesi në qytet. Sot ne e vendosim këtë, se ai ligji i famshëm 7501 që e shpërndau tokën, por duke mos e kthyer e duke mos e bërë pronar. Që të mund të bëhet kjo që ne po bëjmë duhet të ishte bërë me kohë reforma territoriale administrative, dhe jo të mbahej peng”.
Edhe në këtë fshat të vogël, i nxitur nga pyetja e një fermeri, kryeministri ka gjetur rastin për të folur mbi rëndësinë e zbatimit te reformës ne drejtësi. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal tek lënia e fshatit në mëshirë të fatit nga qeveritë e kaluara, çka ka sjellë dhe largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Gjatë qendimit në Gramsh, kryeministri inspektoi punimet për rindërtimin e qytetit, me një investim prej rreth 40 milionë lekësh. Për kreun e qeverisë, Programi i Rilindjes Urbane është një program me impakt jo vetëm urban, por edhe social dhe ekonomik. Investimet në kuadër të këtij programit nuk janë të vetmet për Gramshin. Një investim shumë i rëndësishëm është ndërtimi i rrugës Elbasan-Gramsh.

Më shumë video

Reklamë