Subscribe

Nga sot shërbimi i urgjencës kombëtare ka në dispozicion flotën e re të autoambulancave. Të pajisura me teknologjinë e fjalës së fundit, ato do të sjellin një përmirësim të ndjeshëm në ndihmën e parë që u jepet pacientëve:

 

Edi Rama: Sot kemi 448 mjeke dhe infermiere te shtuar me shume, 100 sete mjekësore të shtuara për autoambulancat, 52 autoambulanca i janë shtuar flotës, kemi një urgjence kombëtare mjekësore që punon 24/7. Kemi urgjence mjekësore që ka shpëtuar statikisht 3000 jete njerëzish sipas te dhënave te kompjuterizuar nga nëntori i 2017.

 

Ndryshimi me të kaluarën sipas Ramës, është i dukshëm;

 

Shumë infermierë kanë zgjedhur të lënë vendin e të punësohen kryesisht në Gjermani, por Rama tha se realiteti në Shqipëri po ndryshon.

 

Urgjenca kombëtare mjekësore, për te gjithë ata që derdhin lot krokodili neper pasqyrat mediave që mjeket po largohen masivisht , drejtohet nga një mjek i nderuar qe është kthyer nga jashtë për te reformuar këtë sistem.

 

Ka 300 mjeke te rinj specialiste ku ne Janar do zgjedhin se ku do kontribuojnë dhe ne qofte se shërbimin e tyre do ta japin jashtë zonës së tyre të banimit dhe do marrin sa do të merrnin në Gjermani që në ditën e parë, ata marrin rrogën si çdo mjek dhe do marrin pastaj mbi rrogën, 2000mije deri ne 2500 dollar ne muaj.

 

Qeveria do të ofrojë edhe bursa për studentet ë ekselencës së mjekësisë, ndërkohë që gjithë personeli shëndetësor do të ketë rritje rroge vitin e ardhshëm.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *