Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 May 2026
Vizion fokus

Autor i vjedhjeve të 12 kioskave në Tiranë, arrestohet...

Sonte Bayern-PSG në Vizion Plus, duel për lavdinë në...

Kremtimi i 25 vjetorit të bashkëpunimit mes FA dhe...

E dënuar për braktisjen e fëmijëve të mitur, arrestohet...

Modernizimi i arsimit në Shqipëri: Marrëveshje strategjike për shërbime...

Lamtumira për Servet Pëllumbin, Rama: Kam marrë mësimet më...

Homazhet për Servet Pëllumbin, djali Arben Pëllumbi: Nuk humba...

Trafikoi 82 kg kokainë në Spanjë, arrestohet 30-vjeçari vlonjat,...

Turqia zbulon raketën e re balistike ndërkontinentale me një...

(VIDEO) Tigri “kockë e lëkurë” mezi qëndron në këmbë,...

Rama flet për takimin me Thaçin në Hagë: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

21 Dhjetor 11:29

Kryeministri Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Rama e cilësoi procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së si një farsë, që sipas tij ka nisur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe ka vijuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se e ka gjetur Hashim Thaçin në gjendje të mirë shpirtërore, të qetë dhe të buzëqeshur, duke e përshkruar këtë si qëndrim të një njeriu të pafajshëm me karakter të fortë. Ai shtoi se i mungojnë fjalët për të përshkruar atë që e konsideroi një padrejtësi të rëndë në zemër të Europës demokratike.

Sipas Ramës, kjo çështje nuk përbën vetëm një padrejtësi ndaj disa individëve, por ndaj vetë popullit të Kosovës, i cili luftoi për lirinë e tij. Ai theksoi se drejtuesit e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, kanë pasur rol vendimtar jo vetëm në çlirimin e Kosovës, por edhe në heqjen e një njolle të rëndë historike për Europën.

“Udhëtimi drejt Hagës dhe takimi me Hashimin, komandantin e Luftës Çlirimtare, udhëheqësin e Kosovës së lirë dhe vëllaun tim matanë bjeshkëve, ishte një moment shënjues i javës që shkoi.Ai u rrëmbye, u rrëmbye pa gjyq, u rrëmbye pa akuzë, nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, me vullnetin e vet të lirë. U rrëmbye për një farsë të nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Asamblenë e Përgjithshme Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg dhe të vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh qesharakë të akuzës ndërkombëtare në Hagë.

E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt si i tij. Nuk di, realisht nuk kam fjalë për të thënë më shumë për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e shteteve të Europës e SHBA-së dhe me me fondet e taksapaguesve europianë e amerikanë, bazuar në besimin e atyre që e votuan këtë gjykatë duke ia lënë në dorë drejtësisë ndërkombëtare të bëjë drejtësi dhe sot gjenden në këtë situatë ku në fakt, padrejtësia nuk u bëhet thjeshtë disa udhëheqësve të popullit të Kosovës në luftën për liri, por po i bëhet vetë atij populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, por që falë ushtrisë çflirimtare të Kosovës, falë Hashim Thaçit, falë Kadri Veselit, falë Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e të tjerëve, çliroi edhe Europën nga një njollë e zezë apartajdi mu në kërthizën e saj për dekada e dekada turpi me radhë.

Zoti qoftë me burgosurit pa gjyq të Kosovës, në Hagë, që prej më shumë se pesë vjetësh tanimë, janë pengje, pengje të një padrejtësie, një padrejtësie në Europën e lirisë demokracisë e shtetit ligjor.

Dhe le të lutemi që viti i ri të sjellë edhe fundin e këtij turpi në kurriz të luftës, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, të Republikës së Kosovës, përveçse të disa individëve të pafajshëm.”, tha Rama.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
flasim Hage rama thaci

Nga e njëjta kategori

Autor i vjedhjeve të 12 kioskave në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari

më shumë...

Kremtimi i 25 vjetorit të bashkëpunimit mes FA dhe Gardës së New Jeresy, Begaj: Partneriteti SHBA-Shqipëri ka prodhuar besim dhe siguri

më shumë...

I morën para një shtetaseje që të mos i publikonin foto dhe video intime, arrestohet 17-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

më shumë...

Vaji i ullirit mbetet stok, fermerët në Mallakastër: Nuk ka treg, duhen pika grumbullimi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:33

Autor i vjedhjeve të 12 kioskave në...

2:30

Sonte Bayern-PSG në Vizion Plus, duel për...

2:29

Kremtimi i 25 vjetorit të bashkëpunimit mes...

2:15

3 gjërat që kurrë nuk duhet të...

2:07

I morën para një shtetaseje që të...

2:01

A duhet të qëndrojë në Ferma VIP...

1:24

Vaji i ullirit mbetet stok, fermerët në...

1:18

Drejtonin automjetet në gjendje të dehur, ndalohen...

1:16

E dënuar për braktisjen e fëmijëve të...

1:00

Modernizimi i arsimit në Shqipëri: Marrëveshje strategjike...

12:59

Lamtumira për Servet Pëllumbin, Rama: Kam marrë...

12:54

Homazhet për Servet Pëllumbin, djali Arben Pëllumbi:...

12:38

Trafikoi 82 kg kokainë në Spanjë, arrestohet...

12:34

Borzilok supermarketi: truku i ekspertëve për ta...

12:11

Nis regjistrimi i emigrantëve, Haxhiu: Bëhuni pjesë...

11:44

Dy turistë ukrainas bien në greminë te...

11:28

Gjyqi ndaj Laert Haxhisë, Noziy dhe babai...

11:22

Mijëra shkelje në 4 mujorin e parë...

11:15

Turqia zbulon raketën e re balistike ndërkontinentale...

10:43

Siguri shëndetësore për pelegrinët, ministrja Sala: 24...

Më të klikuarat

  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • E akuzonte për vdekjen e të birit 3 vite me parë, 54-vjeçari...
  • (VIDEO) Tigri “kockë e lëkurë” mezi qëndron në k...
  • Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student ekselent më çu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.