Kryeministri Edi Rama reagoi vetëm pak çaste pasi ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri publik lajmin se Yuri Kim kishte takuar kreun e qeverisë, presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Në “Twitter”, Rama e ndali theksin vetëm tek pjesa e parë e diskutimeve: Rindërtimi. Kryeministri kërkoi që të nisë puna për krijimin e Akademisë së Transparencës.

 

“Falenderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se SHBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin?Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt.”

 

Kim gjatë takimit la edhe disa porosi për krerët politikë. Ajo kërkoi nga ata përgjegjshmëri, pjekuri dhe respekt ndaj institucioneve në çdo hap që ndërmarrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *