Subscribe

Në përfundim të mbledhje dy-ditore të qeverisë në Tepelenë, kryeministri Edi Rama doli para mediave për komunikimin e tij me qytetarët dhe për tiu përgjigjur interesimit të mediave.

 

Rama tha se objektivi është riorganizimi I të gjithë procesit qeverises, cka do ti japë një impuls të ri punëve të këshillit të ministrave në sesionin e ri.

 

“Ishim shumë të hapur mbi problematikat. Është bërë një analizë e arritjeve, duke i parë me sy kritik, në këndvështrimin e të ardhmes. Është diskutuar edhe nevoja për të riorganizuar gjithë procesin qeverisës duke nisur nga vetë organizimi në godinën e qeverisë.Besoj se kemi arritur disa rezultate dhe kemi vendosur disa piketa të rëndësishme që sesionin e ri ta nismin me një impuls të ri. Duke forcuar rolin edhe të zv/ministrave, por edhe duke përfshirë në vendimmarrje edhe të tjerë, u shpreh Edi Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *