Rama flet pas marrëveshjes: Të mblidhet një orë e më parë Këshilli Politik

Kryeministri Edi Rama u shpreh i kënaqur me konsensusin e arritur për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit më 23 korrik në Kuvend.
Në një komunikim me mediat, kreu i qeverisë bën thirrje për mbledhjen e Këshillit Politik, me qëllim që palët politike të dakordësohen para mbylljes së sesionit parlamentar në fund të korrikut.
Sa i përket votimit të ndryshimeve në Kodin Penal, Rama i bëri thirrje deputetit Myslim Murrizi dhe grupit të tij që të bashkohen në një konsensus .
“Kemi arritur një konsensus të gjerë edhe pse jo total për të votuar marreveshjen e 5 qershorit dhe kemi arritur edhe konsensus të plotë për të votuar më 30 korrik ndryshimet që do të hapin listat, por edhe për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës bashkë me opozitës jashtë parlamentare. Një orë e më parë do ishte mirë të mblidhet këshilli politik dhe të diskutojmë sepse kem hapur një diskutim para pak kohe, dhe tani jemi në kushtet kur duhet të diskutojmë konkretisht pasi opozita jashtëparlamentare donte datën e saktë për marrëveshjen e 5 qershorit, dhe nga ana tjetër kemi nevojë të bashkëpunojmë edhe për mënyrën si do reflektohet në ligjin zgjedhor ajo c’ka do imponojë votimi i 30 korrikut.”




