E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama flet nga Vlora: Kemi ende shumë punë për të bërë, qytetarët kanë të drejtë të ankohen

Kryeministri Edi Rama foli për mediat pasi përfundoi mbledhjen me drejtorët dhe Asamblenë e PS në Vlorë. Teksa bëri një bilanc, kreu i qeverisë tha se ka ende punë për të bërë, por nuk mohoi se shërbimi për qytetarët është përmirësuar. Megjithatë, ai shtoi se qytetarët kanë të drejtë të ankohen.

 

Reklamë

“Unë besoj se kemi bërë një transformim të madh të punës së administratës në tërësi me revolucionin digjital. Pra janë miliona vajtje ardhjet e kursyera për shërbime që duhet ti bënim duke u sorollatur. Nga ana tjetër nuk do të thotë që njerëzit nuk kanë të drejtë kur ankohen për administratën. Është një kantier i madh që vazhdon punën. Kjo është një luftë e vazhdueshme, unë nuk dorëzohem por njerëzit duhet të bëjnë durim se nuk është e kollajshme. Por kjo nuk është potencialesh për PS por të përgjithshme. Për hir të vërtetës nuk është se jemi kursyer për njerëzit që kanë dështuar apo na kanë turpëruar, por është një luftë që vazhdon dhe kërkon kohën e vet. Administrata është ngrehinë dhe progresi i bërë këto vite është i kuptueshëm. E keqja në këtë rast, e mira nuk ka fund kështu që njerëzit i kanë harruar radhat e pafundme në shi për të paguar faturat e OSHEE apo për të bërë një aplikim. Megjithatë kemi ende shumë për të përmirësuar për shërbimin online që të mbarojë kjo histori.”

 

Reklamë

Sa i takon kandidimit si deputet në Vlorë, Rama preferoi të jetë enigmatik. Ai nuk e tha prerë nëse do të kandidojë apo jo.

 

“Do të shihet a jam apo jo në Vlorë. Vërtetë jam më i gjatë se të tjerët, por në këtë rast jam i barabartë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë