Subscribe

Në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama vuri theksin edhe te njoha e pavarësisë së Kosovës. Ai theksoi se Kosova sovrane është një realitet që duhet të pranohet nga të gjithë.

 

“Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një nga shtet e rajonit tona, Republikën e Kosovës. Me keni dëgjuar më shumë sesa njëherë të bëj thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është opsesion dhe as diçka për ta thënë për kauzën, është ftesë për të njohur realitetet e reja. Në Ballkanin perëndimor naje shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundohet dhe dua ta përsëris këtë thirrje. Realiteti na ka treguar se ne, kosovarëve, serbëve dhe gjithë ballkanasve evropianëve dhe kujtdo se një Kosovë e pavarur dhe sovrane është një realitet prej 13 vitesh. Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Çdo ditë pa një marrëveshje është një ditë e humbur. E them me bindje absolute, vetëm maturia do ta lejojë Serbinë të heqë barrën e së shkuarës”, tha Rama.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama e konsideroi nismën Ballkani i Hapur si provën që rajoni ka për rritjen e punësimit, investimeve dhe zgjidhjen e konflikteve.

 

“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së. Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *