Pensionistët do të marrin 5000 lekë si masë lehtësuese, pasi janë pjesë më e prekur nga pesha e luftës në Ukrainë. Kështu bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili sot më 1 prill ka publikuar vendimin e saporfirmosur të qeverisë për shpërblimin e tyre.

 

Rama tha se një gjë të tillë e ka bërë edhe BE, teksa këtë veprim e konsideron të drejtë në një kohë krize.

 

‘Lajm i mirë! Kur thosha do të vendosim taksë të jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë dhe do t’ua shpërndajmë pensionistëve në prill, ata që ju e dini kush janë, bërtisnin ky është tatimi i jashtëzakonshëm komunist!

 

E bëri BE-ja, e tha edhe këtu Ursula Von Der Leyen që po, kjo është diçka krejt e drejtë në këtë kohë krize dhe e mbyllën përkohësisht gojën!

 

Pastaj e hapën prapë gojën, duke u qarë hallin pensionistëve se i mashtroi Edi Rama dhe se s’do merrnin asgjë, po kur e dëgjuan që kjo do të ndodhte siç ishte premtuar, u hodhën përpjetë se po shkelej Kodi Zgjedhor! Krejt e pavërtetë, si zakonisht kur ata hapin gojën!

 

Por ja ku prilli erdhi dhe taksa e jashtëzakonshme mbi fitimet e rëna nga qielli i luftës në arkën e eksportuesve të mëdhenj të energjisë, do të fillojë t‘u shpërndahet pensionistëve, si pjesa më e prekur nga pesha e luftës, po edhe më dinjitozja në qëndresën e saj përballë vështirësive të kohrave!

 

Kjo është një tjetër masë lehtësuese për ta pas Pakos së Madhe, po nuk është e fundit, sepse ne nuk bëjmë dot sa duam për më të moshuarit, por nuk do të lemë kurrë pa bërë gjithçka mundemi! *më poshtë vendimi i sapofirmosur i qeverisë!’– shkruan Rama.

 

 

One thought on “Rama firmos vendimin/ Pensionistët do marrin 5 mijë lekë shpërblim: Gjë e drejtë në kohë krize

  1. ËH, MORE EDI RAMA; HË, HORRE KËRDI DRAMA! NGA MITHAT FRASHËRI DJALI I TË
    MADHIT ABDYL FRASHËRIT, IDEOLOGUT TË FORMIMIT LIDHJES SË PRIZRENIT, PËR
    RIBASHKIMIN DHE RIATDHESIMIN E TË GJITHA TROJET TË MBARË SHQIPTARISË; QË
    EDHE I BIRI OU, PINJOLLI I PELLAZGO ILIRIT MBARË SHQIPTARISË, I MADHI MITHAT
    FRASHËRI NGA USA PATË APELUAR PËR, LEVIZJEN TË RIBASHKIMIT E RIATDHESIMIT
    TË MBARË SHQIPTARISË, SË BASHKU ME FAN NOLIN DHE FAIK KONICËN QË, DUKE
    APELUAR SE: AI QË I KA DUARTË E PËRGJAKURA ME GJAK TË SHQIPTARIT, JU LUTEM,
    MË MIRË MOS TË NA BASHKOHEJ; HEEEJ, MOS TË NA BASHKOHEJ!!” NGA MANI USA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *