Shumë shpejt për të gjithë pushtetin vendor qeveria do të vërë në dispozicion një flotë të re makinerish për bujqit. Ne fshatin Troshan të Lezhës, kryeministri është shprehur i vetëdijshëm për problemet me të cilat po përballen fermerët sot, por ka premtuar rritjen e investimeve. Shefi i qeverise u bëri edhe njëherë thirrje fermerëve, që të përfitojnë nga fondi i garancisë si një mundësi e mire për realizimin e projekteve te tyre. Kryeministri Rama ka prekur edhe çështjen e ligjit për agro-turizmin, të cilën e ka cilësuar një hallkë të munguar në legjislacion që lidhet me bujqësinë.