E martë, 24 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama: Fatkeqësisht viktimat janë rritur, të qetësojmë shpirtrat e stërtrazuar të njerëzve

Kryeministri Edi Rama mblodhi për herë të dytë mëngjesin e kësaj të enjtje ka mbledhur qeverinë në mbledhje të jashtëzakonshme, për të përballuar situatën pas tërmetit të së martës, që shkaktoi mbi 30 viktima dhe qindra të vdekur.

 

Shefi i qeverisë është shprehur se është e rëndësishme që të kordinohemi në mënyrën më të mirë dhe ka bërë thirrje të gjithë personave dhe bizneseve që duan të ndihmojnë që ti drejtohen ministrisë së Mbrojtjes dhe grupit të emergjencave që kemi ngritur në mënyrë që të mos kemi konfuzion në menaxhimin e ndihmave.

 

Reklamë

Sipas tij, edhe pse situatë vijon të jetë e rëndë, ekipet duhet të punojnë për inventarizimin e familjeve që strehohen në hotele, por dhe verifikimet në terren në banesat apo shtëpitë e shkatërruara.

 

“Ndërkohë që bilanci i të vdekurve është rritur, kërkimet pa pushim të trupave heroike të shpëtimit nuk kanë arritur të nxjerrin më jetë nga gërmadhat, ata të cilët kanë vijuar dhe vijojnë të punojnë në kushtet e rrezikshmëria tanimë shumë të lartë, qofshin përfaqësuese të trupave tona dhe jo vetëm.Është momenti për të ndihmuar psikologjikisht një popull të traumtizuar dhe nuk është momenti për audiencë, like dhe komente. Të gjithë të kontribuojnë sa të munden për të qetësuar shpirtrat e  stërtrazuar të njerëzve dhe për të përçuar informacion real.  Kjo është koha e psikologëve dhe jo e astrologëve. Nga mbrëmë nuk ka asnjë familje që nuk ka një strehë,  që nuk është e mbrojtur nga shiu dhe e garantuar me ushqime. Duhet të punohet me shumë këmbëngulje. Do të na duhet shumë vëmendje ndaj këtyre njerëzve, shumë dinjitet në shërbimin ndaj tyre dhe do të na duhet një durim i hekurt, të cilin ne duhet ta kemi. Ne duhet të garantojmë kushtet optimale për në këto kushte, kur kanë humbur pasurinë e tyre. Tani është momenti për të inventarizuar  të gjithë kuadrin e situatës së familjes duke bërë  verifikime strikte të familjeve që strehohen në hotele.  Duhet intensifikuar puna për banesat fizike dhe të iventarizohen. Komiteti Kombëtar i Rindërtimit është krijuar  që dje, është  në fazën fillestare të punës dhe unë do të doja që të theksoja që ministria e Infrastrukturës, e cila meriton mirënjohje për gjithë sakrificën  së bashku me kolegët e tjerë, që ju ka rënë detyra të përballajojnë situatën në vijën e frontit, duhet të garantojmë përfshirjen e të gjithë inxhinierëve nga të gjithë rrugët e jetës nga sektori publik e privat”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë