Subscribe

Kryeministri i vendit Edi Rama së bashku me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në ambientet e kryeministrisë zhvilluan një bashkëbisedim me dobi të veçantë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve..

Kreu i qeverisë, ishte i pari që mori fjalën dhe tha se kjo vizitë përkon edhe me përfundimin e misionit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Lexo edhe :

Related Posts

Rama: I shpreha mirënjohjen Sekretarit të Shtetit për mbështetjen që patëm nga SHBA. Gjithashtu i shpreha mirënjohjen për mesazhin prekës që përcolli ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, për vlerësimin e lartë që i bëri misionit shqiptar, për fjalët jashtëzakonisht pozitive që ajo ndau me publikun, për mënyrën se si Shqipëria arriti  ta përfaqësojë veten, por më tepër se kaq. Për mënyrën se si Shqipëria arriti të përfaqësojë këtë komunitet vendesh që qëndron së bashku për disa vlera dhe parime që për ne janë të panegociueshme.

Rama falenderoi publikisht Bliken edhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme për ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Rama: Ky është një process që varet  nga çfarë bëjmë ne, nga gjykimi i aleatëve tanë në BE. Por prej disa vitesh ne e kemi ndjerë interesimin e DASH dhe faktin që në vazhdimësi sekretari në takimet e rëndësishme me aleatët evropianë nuk e lë pa nënvizuar dhe nevojën për ta shtyrë më tutje këtë proces të ingtetrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë bëri me dije se kanë biseduar edhe për rajonin me sekretarin amerikan dhe tha se është e rëndësishme që rajoni të shkojë përpara./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *