E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama falenderon kuqezinjtë

Kryeministri Edi Rama u ka drejtuar një letër të hapur futbollistëve te kombëtares dhe trajnerit De Biazi, ku i falënderon për lojën dhe krenarinë që kanë zgjuar tek miliona shqiptarë. Shefi i qeverise ka vlerësuar ndeshjen si më të bukurën në historinë e kombëtares, duke thëne se fundi i saj i pamëshirshëm nuk e zbeh aspak shkëlqimin e lojës ekzaltuese për 89 minuta me radhë. Rama i inkurajon kuqezinjtë të vijojnë “luftën”, duke shtuar se “Euro 2016” ende nuk ka përfunduar. “Pas një nate të trazuar nga befasia e rëndë e çastit të fundit, ju sot duhet të besoni më shumë se kurrë tek vetvetja”, shkruan Rama në “facebook”.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë