Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë të përbashkët për mediat me presidenti turk Rexhep Erdogan pas firmosjes së marrëveshjeve mes dy vendeve.

Rama falenderoi presidentin turk dhe tha se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të rritet. Ai theksoi gjithashtu se u arrit marrëveshje e rëndësishme me Universitetin Teknik të Stambollit.

Lexo edhe :

Related Posts

“Dua të përsëris edhe një herë për të disajtën herë qyshkur presidenti ka ngjitur shkallët e kësaj godine, falenderimet dhe shprehjen më të sinqertë të mirënjohjes për vizitën sot në Tiranë bashkë me një pjesë të konsiderueshme të ekipit të tij qeveritar: Eyvallah!

Jam vërtet shumë i kënaqur që zhvilluam takimin e dytë të këshillit të nivelit të lartë të bashkëpunimit, ku konfirmuam vendosmërinë për të përforcuar karakterion strategjik të këtij bashkëpunimi, por mundëm edhe të vlerësojmë zbatimin e marrëveshjeve të bëra. Presidenti i Turqisë e përsërit sa herë takohemi dhe me shumë të drejtë që niveli i shkëmbimeve tregtare mes Turqisë dhe Shqipërisë nuk është ashtu siç duhet për potencialin midis dy vendeve. Ambicia jonë është që të arrijmë tavanin e 2 mld eurove për të çelur një fazë të dytë me edhe më shumë zhvillim të ketyre shkëmbimeve. Ndava me presidentin kënaqësinë që në tërësin e zhvillimit të turizmit, numri i qytetarëve turq që kanë vizituar Shqipërinë gjatë 8 muajve të parë të këtij viti është rritur me 85%. Ne jemi besimplotë që vitin e ardhshëm numri i qytetarëve turq që do të vizitojnë Shqipërinë do të jetë edhe më mbreslënës. Ramë dakord që duhet të bëhet më shumë për investime të drejtpërdrejta turke në sektorin e turizmit. Turqia ka bërë një transformim marramendëes dhe është kthyer në një vend që jo thjesht mikpret miliona turistë, por edhe ka një kapacitet të dijes në nivelin e ekselencës që për ne do të ishte shumë i vyer. Sot ne firmosëm disa marrëveshje, por më e rëndësishmja ishte firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë”, tha Rama. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *