Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ekzekutohen gjobat e vëna për të gjithë ata këmbësore që janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke lëvizuar në rrugë pa ndonjë autorizim, si dhe do të kthehen patentat dhe makinat që janë bllokuar gjatë kësaj kohe.

Kreu i qeverisë bëri thirrje që java e ardhshme do të stratojë për të gjithë e barabartë për të rifilluar një fazë të re.

“Kodi Penal ka një qëllim, mbrojtjen e jetës dhe abuzimet që mund të kërcënojnë dhe rrezikojnë secilin prej jush. Sot dua t’u jap një provë të thjeshtë, se ndëshkimet nuk janë plan për t’u bërë si Enveri sikur më akuzojnë për domosdoshmëri për të forcuar. Janë ekzekutuar deri tani 7107 gjoba dhe 1941 gjoba për drejtues automjeti . Keni vendosur mos ekzekutimin e këtyre gjobave dhe kthimin e të gjitha patentave. Javën e ardhshme të gjithë qytetarët duhet të startojnë të gjithë të barabartë. Ajo që iku, iku. Por tani mos të guxojë askush që të thyejë ligjin.Po ashtu kreu i qeverisë u shpreh se dhe gjobat e marra gjatë muajit të parë nuk do të eksekutohen dhe gjithçka do të falet. Kjo sipas tij bëhet si një masë për të qenë të gjithë të barabartë pas hyrjes së fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *