Subscribe

Nga Maliqi, kreu i qeverisë kërkoi ndihmën e demokratëve dhe të socialistëve që me 25 qershor me votën e tyre të flakin tepsinë e pushtetit, sepse kjo është mënyra e vetme si mund të bëhet shtet. Në Devoll Rama ironizoi programin e partisë demokratike, që sipas tij nuk ka amerikanë e gjermanë.

 

“Programi i tij nuk ka brenda as gjermanë e as amerikanë, por të njëjtin shenjat të politikes së vjetër, gënje sa të mundesh për të marrë votat dhe pastaj bëj çfarë të duash me votat që të japin”.

 

Përpara banorëve kryeministri lexoi edhe një deklaratë të Partisë Demokratike në të cilën sipas tij listoheshin rekordet e Bashës. Rama nuk kurseu batutat, këtë herë edhe për ish-kryeministrin Berisha.

 

“Po lexoj një deklaratë e PD ku thuhej: Rekordi i Bashës 15 km në këmbë, qindra takime, e nisi në mëngjes në orën 9 në Kamëz, eci në këmbë në Laprakë. Komunikata e PD thotë se Basha ka thyer rekord ku për 3 orë e 15 minuta ka ecur në këmbë. Berisha thyente rekorde për të ecur në ujë, Basha thyen rekorde në këmbë, mbase ka dashur të thotë se unë nuk e dua timonin se eci në këmbë, dua këpucë”.

 

Lideri socialist theksoi se falë partisë socialiste, porta e drejtësisë është hapur dhe se PS do të garantojë që ajo mos të mbyllet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *