E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Esadistet e rinj, shfaqje brutaliteti kunder negociatave

Nje dite pasi Shqiperia u njoh me vendimin e Keshillit Europian per hapjen e negociatave ne qershor te vitit 2019, kryeministri Edi Rama ka vazhduar akuzat dhe ironite ne distance me ata te cilet vazhdon ti quaje esadistet e rinj te Shqiperise, te cilet sipas tij kane pasur vetem nje qellim, pengimin e aspirates europiane te vendit.

 

Statusi i plote i Rames:

 “Mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë! Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur”

Vazhdo të lexosh

Reklamë